Gjuha / Language
Kërko
Treguesi i artikullit
HOME
Ridrejtues
Të gjitha Faqet
Elektro DT Projekt

           Kjo kompani është themeluar në vitin 1991 me emrin Elektro Projekt. Pas ristrukturimit në vitin 2005 është emëruar me emrin Elektro DT Projekt. Veprimtaria kryesore e kompanisë tonë është projektimi dhe implementimi i sistemeve të rregullimit automatik në lëmi të ndryshme të industrisë, si energjetikë, përgatitje kimike të ujit, mihje, etj.

           Në vitin 2005 kemi nënshkruar kontratë mbi përfaqësimin e kompanisë Siemens për territorin e Kosovës në lëmin e automatikës – A&D, me ç’rast kemi krijuar edhe stafin e nevojshëm për PLC Siemens, SCADA sisteme, dhe për zgjedhjen e produkteve nga kjo kompani.

           Gjithashtu në vitin 2005, me kompaninë gjermane Phoenix Contact kemi bërë nënshkrimin e kontratës mbi përfaqësimin e tyre në territorin e Kosovës, për të gjitha produktet dhe shërbimet që ofron kjo kompani.

           Në vitin 2006, kemi arritur që të bëjmë nënshkrimin e kontratës për përfaqësimin e kompanisë së njohur gjermane për produktet e saja Wieland Electric.

           Me përkrahjen dhe mbështetjen e fortë të këtyre kompanive dhe arsimin e kuadrit tonë në fusha specifike kemi arritur që të bëjmë përgatitjen e ofertave, projektimin dhe implementimin e disa projekteve.