HOME
Kjo kompani është themeluar në vitin 1991 me emrin Elektro Projekt. Pas ristrukturimit në vitin 2005 është emëruar me emrin Elektro DT Projekt. Veprimtaria kryesore e kompanisë tonë është projektimi dhe implementimi i sistemeve të rregullimit automatik në lëmi të ndryshme të industrisë, si energjetikë, përgatitje kimike të ujit, mihje, etj.
Në vitin 2005 kemi nënshkruar kontratë mbi përfaqësimin e kompanisë Siemens për territorin e Kosovës në lëmin e automatikës – A&D, me ç’rast kemi krijuar edhe stafin e nevojshëm për PLC Siemens, SCADA sisteme, dhe për zgjedhjen e produkteve nga kjo kompani.
Gjithashtu në vitin 2005, me kompaninë gjermane Phoenix Contact kemi bërë nënshkrimin e kontratës mbi përfaqësimin e tyre në territorin e Kosovës, për të gjitha produktet dhe shërbimet që ofron kjo kompani.
Në vitin 2006, kemi arritur që të bëjmë nënshkrimin e kontratës për përfaqësimin e kompanisë së njohur gjermane për produktet e saja Wieland Electric.
Me përkrahjen dhe mbështetjen e fortë të këtyre kompanive dhe arsimin e kuadrit tonë në fusha specifike kemi arritur që të bëjmë përgatitjen e ofertave, projektimin dhe implementimin e disa projekteve.
Ridrejtuesi trefazorë urë Tip EDT‐RDR
Ridrejtuesi trefazorë urë, Tip EDT‐RDR përdoret për ngasjen e DC motorëve të fuqisë , si dhe rregullimine fuqisë së DC motorëve dhe ngarkesave tjera DC. Ne Fig.1 është paraqitë ridrejtuesi i fuqisë i realizuar me ndihmën e tiristoreve të fuqisë. Kliko këtu.
Shenime për partnerët
- 1
- 2
- 3